Kapen 335 kg kanabis në Janinë, në kërkim trafikanti shqiptar

Një sasi prej 335 kilogramë kanabis është sekuestruar nga Antidroga greke në aksin që lidh Kozanin me Janinën, në vendin e qujtur Banka e Kozanit. Sipas Departamentit të Antidrogës së Janinës, një patrullë e rojës kufirare tentoi të ndalonte një autoveturë në bordin e së cilës udhëtonin dy persona. Sapo drejtuesi i autoveturës kuptoi se ishte shënjestruar prej polcisë, shtoi shpejtësinë duke u larguar drejt një zone të pyllëzuar, ku edhe mundën t’i fshihen policisë dhe ende nuk jane arrestuar. Nga verikimi, në brendësi të automjetit u gjetën 174 paketa kanabis me peshë totale 335 kilogramë. Shenjat e gishtave dhe dokumentacioni i makinës identifikuan njërin prej trafikantëve, një 36-vjeçar shqiptar, i arrestuar edhe më parë nën akuzën e trafikut të drogës dhe anëtar i një bande kriminale shqiptare. Automjeti dhe sasia e drogës që gjendej brenda saj u sekuestruan, ndërsa agjentët kanë shpallur në kërkim dy trafikantët.