QËLLIM KALIMIN NË MALIN E ZI, POLICIA ARRESTON TRANSPORTUESIN. 34 klandenstin nga vendet e treta janë kapur nga policia kufitare e Shkodrës në rrugën bajzë-Hot. Duket se qëllimi i klandenstinëve ka qenë kalimi i kufirit në mënyrë të jashtëligjshme drejt Malit të Zi në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Në njoftimin për shtyp të drejtorisë së policisë të Qarkut Shkodër thuhet se policia kufitare godet një tjetër rast të trafikut të klandenstinëve.

Policia po ashtu bën të ditur se është arrestuar në flagrancë personi që po i transportonte. Bashkë me 34 klandenstinët nga vendet e treta nga shërbime të grupit operacional të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit Bledjan Lapi, 37 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 29.05.2015, në ora 23:50 është kapur në flagrancë në rrugën automobilstike “Bajzë – Hot”, pikërisht në afërsi të kishës së fshatit Hot, me një kamionçin të markës “Benz”, me targë AA 082 DM, me të cilin po transportonte 34 (tridhjetë e katër) shtetas të vendeve të treta. Ky shtetas, klandestinët i kishte marrë në “Dropull” të Gjirokastrës me datë 28.05.2015, me qellimin për t’i çuar deri në fshatin “Hot “, të rrethit Malësi e Madhe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, kundrejt shumës 1700 euro. Veprimet e para proceduriale u kryen nga Specialisti i Hetimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit. Materialet në ngarkim të shtetasit Bledjan Lapi, i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakKËSHILLI I KOMUNËS BUSHAT, REAGON PAS AKUZAVE TË PABAZA
Artikulli tjetërASGJESOHEN 520 RRËNJË CANABIS NË KOMUNËN PULT