KAMIONI TENTOI TË KALONTE NË TERMINALIN E TRAGETEVE NË DURRËS.
Ndalohet një kamion në terminalin e trageteve në Durrës. Mësohet se kamioni ka tentuar të transportojë lëndë narkotike.

Brenda kamionit, policia ka arritur të gjejë 320 pako lëndë narkotike, rreth 500 kg kanabis sattiva. Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga drejtuesin e kamionit tip IVECO me targë AA 336 JJ, përkatësisht Fatmir Doja, 46 vjeç, banues në Spille.
Policia bën me dije se droga u gjet gjatë kontrollit në dyshemenë e mjetit. Lënda narkotike kishte si destinacion Barin e Italisë.
Informacioni mbi këtë ngjarje u mor në rrugë operacionale, ndërkohë që strukturat kundër narkotikëve vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/01Uh4zgxAog?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]