Një operacion i antidrogës italiane i qytetit të Firencës ka çuar sot në ekzekutimin e operacionit të koduar “Bus Lijnen” emër i marrë nga gjuha flamenge e që do të thotë autobusi i linjës.

Në pranga janë vënë 12 persona shtetas shqiptarë e italianë, 11 prej tyre në ‘arrest me burg’ e 1 në ‘arrest shtëpiak’, të akuzuar për trafikimin nga Europa Veriore në Itali të mbi 520 kg marijuanë e 19 kg kokainë.

Droga trafikohej me anë të autobusëve të linjës së një shoqërie transporti me qëndër në Milano e transportohej nga Holanda e Belgjika, duke mbërritur më pas në Milano ku shpërndahej në territorin e rajonit të Lombardisë, Toskanës.

Droga fshihej në një vend të modifikuar enkas në pjesën e poshtme të shkallëve të autobusit.

Truri i këtij trafiku droge ishte një shqiptar me banim në qytetin Prato.
Një nga të arrestuarit rezulton i lidhur më mafian kalabreze Ndrangheta.
Hetimet e antidrogës italiane kanë vërtetuar rreth 17 episode të trafikimi të drogë.

Kokaina që mbërrinte në Itali përmes Holandës vinte nga Amerika e Jugut.

Artikulli paraprakSHKODËR, VLLAZNIA KA “URI” EDHE PËR KUPËN
Artikulli tjetërGOMONE ME DROGË NË VJOSË, DYSHOHET RRETH 1 TON KANABIS