Kapen 66 kg kanabis në katin e 5-të të pallatit, arrestohet 48 vjeçari

Një sasi prej 66 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës në kudër të një operacioni të koduar “Bedroom” (dhoma e gjumit). Në pranga ka përfunduar shtetasi Ramiz Zeneli, 48 vjeç, banues në Vlorë. “Operacioni është zhvilluar dhe finalizuar në lagjen ”28 Nëntori”, në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit Ramiz Zeneli, të cilit i janë gjendur dhe sekuestruar nga policia 14 pako të mbështjella me natriban, në brendësi të tyre kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 66 kilogramë”, sqaron policia. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakSHQIPTARI SHUMË I KËRKUAR KAPET DUKE DREKUAR, SHKAKTON TERROR NË RESTORANT
Artikulli tjetërSEANCA ME VIDEO-KONFERENCË, SHTOHEN GJYQET “NDËRKOMBËTARE”