Emigrantët zgjedhin rrugë të ndryshme për të kaluar kufirin për një jetë më të mirë drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Tetë shtetas afganë zgjodhën të kalonin doganën e Kakavijës duke hipur në rimorikon e një maune të mbushur me portokalle.

Raportohet se ata kishin ngrënë aq shumë portokalle sa dy prej tyre kishin diarre.
Por rrugëtimi i tyre u ndërpre nga forcat e FRONTEX, i cili në bashkëpunim me policinë kufitare të Kakavijës kapën emigrantët në maune pasditen e së premtes (23 gusht).
Maunja vinte nga Greqia e mbushur me portokalle.

Shoferi i mjetit, një 21 vjeçari nga Mali i Zi me inicialet B. R, tha se nuk kishte dijeni për prezencën e afganëve në maune.Policia bllokoi maunen me portokalle dhe 21-vjeçari po merret ne pyetje nga autoritetet kufitare.

Ndërsa afganet po trajtohen me ushqim do depërtohen ne Greqi.