Liqeni i Shkodrës si “autostradë” për kalimin e “mallit” nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Kjo është pista që është zbuluar ditët e fundit nga policia malazeze në bashkëpunim me homologët shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur me datë 8 mars rreth orës 23.00, por është bërë publike vetëm dje nga vijesti.me.Sipas informacioneve paraprake, nga Departamenti i Policisë për Sigurinë Kufitare në Tuz, janë kapur 84 kile kanabis që po transportohej përmes Liqenit të Shkodrës.

Në fakt lajmi është bërë publik nga gazeta malazeze Vijesti e cila në shkrimin e saj e cilëson liqenin e Shkodrës si autostradë për trafikimin e lëndëve narkotike mes dy shteteve.

“Zyrtarë nga Departamenti i Policisë për Sigurinë Kufitare në Tuz, me 8 mars 2019, rreth orës 23.00, pas marrjes së informacioneve operacionale, kanë realizuar një inspektim në Liqenin e Shkodrës, me qëllim monitorimin dhe zbulimin e personave të dyshuar për kontrabandim kanabisi në territorin e Malit të Zi.

Në afërsi të një kanali të lundueshëm, policët kanë vënë re një person me fytyrë të mbuluar, i cili sapo i ka parë, është kthyer pas në drejtim të Republikës së Shqipërisë”, thotë deklarata e policisë malazeze.

Pas hulumtimeve, janë konstatuar 6 qese të vogla dhe dy çanta të mëdha, gjithsej 97 pako që dyshohet të jetë kanabis me peshë rreth 84 kile.

Policia malazeze në bashkëpunim me policinë shqiptare, po punojnë për identifikimin e autorëve të këtij krimiSipas policisë autori është kthyer duke u fshehur në Shqipëri, pasi trafikoi kanabisin në Mal të Zi. Policia malazeze në bashkëpunim me palën shqiptare kanë nisur hetimet për kapjen e trafikantit.

Artikulli paraprakSHKODËR, MAKINA PËRPLASET ME KARROCËN, NJË I PLAGOSUR
Artikulli tjetërQKF SJELL PËR HERË TË PARË KONKURSIN E KËRCIMIT