Dy punonjës të burgut të Fierit janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur me një sasi droge në trup, teksa futeshin në ambientet e burgut.

Policia e Fierit ka bërë të ditur se ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Njoftimi i plotë i policisë: Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me I.E.V.P. Fier, beri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mëposhtëm: 1.Ledio Pashaj, 21 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. 2.Lusiano Rexha, 26 vjeç, banues në Cakran, Fier.(Të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier). Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve që disponoheshin, se këta punonjës fusnin lëndë narkotike brenda tek të denuarit, më datën 20.09.2016, ora 14:15, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre punonjësve, Neninspektor Ledio Pashaj dhe Lusiano Rexha, në pjesën e fundshpinës i janë gjetur dy paketime të mbështjella me letër celefoni me lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 11.1 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga kontrolli i banesës së shtetasit Lusiano Rexha janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 41 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim, të cilat sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara me ligj” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Artikulli paraprakARSIMI PROFESIONAL, MUNDËSI PËR BREZIN E RI
Artikulli tjetërMOTI NË SHQIPËRI PËR SOT, E MËRKURË 21 SHTATOR 2016