Një çift shqiptarësh u arrestua në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës.
Burri dhe gruaja u përgjuan në stacionin hekurudhor Monfacone nga policia e Isontines.

Gjatë kontrollit, burrit iu gjet kokainë, si dhe iu sekuestrua marijuanë dhe mjete të tjera për paketim të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Gjykata ka vendosur “masë sigurie me burg” për të edhe për gruan e tij 23 vjeçe.
Kjo e fundit ndodhet në burgun Coroneo në Trieste.

Artikulli paraprakQEVERIA SULMON GJYKATAT: “PO PENGOJNË LUFTËN NDAJ INFORMALITETIT, ZHBLLOKOJNË BIZNESET NË SHKELJE”
Artikulli tjetërARRESTOHET 47 VJEÇARI PEZAK ME 3 ARMË DHE 308 FISHEK