12 refugjatë nga Lindja e Mesme janë kapur në orët e pasdites së sotme në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për të kaluar kufirin.

Emigrantët me origjinë nga Irani dhe Siria shoqëruan në drejtorinë e Kufirit për marrjen e deklaratave.

Pas marrjes në pyetje, ata janë nisur me mjetet e Policisë Kufitare drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.