Kapen shqiptarët në Angli, kishin kthyer shtëpinë në ‘parcelë kanabisi’.

Policia britanike ka vënë në pranga 6 emigrantë shqiptarë të kapur në flagrancë me laboratorë droge. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike sipas të cilave, në pranga kanë rënë shqiptarët: Gëzim Dauti, 54 vjeç Vjosano Baho, 23 vjeç Anil Ismailaj, 30 vjeç Drini Ismailaj, 28 vjeç Indrit Musaku, 21 vjeç Emiljo Pepa, 21 vjeç Sipas mediave angleze, ato janë arrestuar pasi kishin në pronësi “një fabrikë kanabisi” në Cardiff, me vlerë 500.000 £ në një nga rrugët me më shumë lëvizje. Sipas mediave britanike, shqiptarët kanë mohuar akuzat për prodhimin e drogës në një dhomë apartamenti ku u gjetën bimët e kanabisit. Megjithatë autoritetet kanë vendosur të lënë në qeli shqiptarët deri në Korrik, kohë kur do të zhvillohet edhe gjyqi ndaj tyre.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJE I SHUMË KËRKUAR NGA POLICIA
Artikulli tjetërBASHA: NUK PRANOJMË NJË REFORMË FASADË