Karabinierët e Corsicos kanë ndaluar një taksist që kishte dhunuar, marrë peng e përdhunuar një kliente të re.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Corvetto të Milanos, kur taksisti, maroken 32-vjeçar, mori në makinë një grua, edhe ajo maroken, 32 vjeç, pas një mbrëmjeje në diskotekë.

Ndoshta ajo i ka besuar edhe për shkak të faktit se kishte të bënte me një bashkatdhetar. Në vend që ta çonte në shtëpinë e saj, taksisti e çoi në të tijën, ku abuzoi seksualisht.

Më 16 qershor kishte ndodhur një rast i ngjashëm, pas të cilit përfundoi në pranga Ahmed Elshebbiny, 61 vjeç, taksist me origjinë egjiptiane.

Prej e pakta 30 vjetësh në Itali, ai punonte si taksist netëve për vajzat që dilnin nga diskotekat e Milanos. U arrestua nga karabinierët për dhunë seksuale ndaj një vazje 20-vjeçare të cilën e kishte marrë nga discoteka ‘Old Fashion’.

Në janar ishte një shqiptar 30-vjeçar që u arrestua për të njëjtën gjë, edhe ai taksist i rregullt, i akuzuar për dy episode dhune seksuale ndaj pasagjereve 20-vjeçare, një e huaj dhe një italiane.

Në nëntor, karabinierët ndaluan një taksist nga Salvadori, i cili, brenda makinës Citroën C3, pranë Parco Lambro, kishte dhunuar një turiste kanadeze.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN MEDIKAMENTE E ARMË, ARRESTOHEN 4 PERSONA
Artikulli tjetërGRABITJA E ÇIFTIT TË BIZNESMENËVE , KAPET AUTORI