Një kg kokainë është sekuestruar nga policia e Tiranës. Operacioni i koduar “Flex”, çoi në pranga 4 persona, banues në Tiranë. Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë:

– J. Z., 36 vjeç, S. H., 44 vjeç, B. M., 43 vjeç, si dhe R. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

“Për këta shtetas disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës”, sqaron policia.
Është sekuestruar në total (nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve):

– 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”
– mjet prerës (thikë)
– 4 aparate celular
– pranga

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Artikulli paraprakAUTOBUSI PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSORIN NË AUTOSTRADË
Artikulli tjetërPRANGA 2 VËLLEZËRVE SHQIPTARË, ‘MBOLLËN’ 2 KG HEROINË NË VRESHTA