DHUNONTE TË BIJAT, ARRESTOHET
BABAI I KISHTE KANOSUR VAJZAT 18 DHE 15-VJEÇARE
Me datën 27 gusht 2014 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit EM, 49 vjec, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u be, sepse ky shtetas në banesën e tij, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur vajzat e tij KM, dhe Kl.M, perkatesisht 18 dhe 15 vjecare.

Materialet në Prokurori sipas neneve 84 dhe 130/a të Kodit Penal.

PRANGA KRYEPLAKUT TË BRUÇAJT
NUK DENONCOI PËR KULTIVIMIN E CANNABIS SATIVA
Me datën 27 gusht 2014 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit M.D., 57 vjec, banues në Fshatin Grudë e Re, Komuna Rrethina Shkodër, sepse duke qenë me detyrë Kryeplak i Fshatit Bruçaj, Komuna Pult, nuk ka kryer detyrën për të njoftuar organet kompetente për kultivimin e lëndëve narkotike në këtë fshat. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në Fshatin Bruçaj, janë gjetur dhe asgjesuar 31 parcela në të cilat ishin kultivuar 16.300 rrënjë Canabis  Sattiva.

ARRESTOHET PA PATENTË 22-VJEÇARI
DREJTONTE MOTOÇIKLETËN PA DOKUMENTE
Me datën 27 gusht 2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit KK, 22 vjec, banues në Shkodër, sepse në Lagjen «Mark Lula» të qytetit Shkodër, është kapur nga shërbimet e policise duke drejtuar një motorçikletë i pa paisur me leje drejtimi.
Materialet per kete rast kaluan në Prokurori, sipas nenit 291 te Kodit Penal.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/7wJTdyY266k?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]