Greqi, arrestohet një çift shqiptaresh ne Janine, akuzohen per trafikimin sistematik te drogave te forta.

Policia sekuestroi 372 gr heroinë që ata e kishin fshehur në natyrë, në afërsi të Janinës.U sekuestruan gjithashtu 3.475 euro, një peshore precizioni si dhe automjeti që ishte në pronësi të 39 vjeçares.

Ata akuzohen se u shisnin sistematikisht doza heroine narkomaneve në qytetin e Janines dhe rrethinat.