Arrestohet dhe ekstradohet nga Danimarka Kristjan Sulaj (Martini), që akuzohet si autor i vrasjes me armë zjarri të Ferdinand Polisë në datë 20 mars të këtij viti në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina në Shkodër.

27-vjeçari nga Shkodra ishte në kërkim ndërkombëtar prej muajit mars dhe është arrestuar në Kopenhagen, ndërsa sot është ekstraduar në Tiranë për t’u përballur me akuzat. I riu akuzohet për vrasje me dashje në bashkëpunim.

Artikulli paraprakHETIM 3-VJEÇAR, SHKATËRROHEN 4 GRUPE KRIMINALE, 57 TË ARRESTUAR DHE 8 NË KËRKIM
Artikulli tjetërNËSE KENI PLANE PËR SOT… MOS U NISNI PA LEXUAR PARASHIKIMIN E MOTIT! KA SURPRIZA