Një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa është kapur teksa po tentohej të futej në Institucionin e Vuajtjes së Vendimeve Penale në Fier.

Lënda, e paketuar në 13 doza, ishte fshehur brenda një kutie antidjerse dhe ishte dërguar për t’u futur ne burg në rruge postare.

Gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, për të dënuarit dhe paraburgosurit, në pakon e te dënuarit, Kristo Dashnor Dingo, i dënuar për veprën penale, “Vjedhje me dhunë” në brendësi të një kutie antidjerse,

u gjetën të fshehura 13 doza, të dyshuara, lendesh narkotike, të llojit kanabis sativa, njofton Ministria e Drejtësisë.

Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtuan të njëjtat burime.