Një aksion i Guardia di Finanza të Veronas ka çuar në pranga 5 persona, të gjithë shqiptarë dhe të akuzuar për trafik droge.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe 9 kilogramë drogë, kokainë dhe kanabis.

Të arrestuarit janë me inicialet L. E., 31 vjeç, G. L., 40 vjeç, A. M., 32 vjeç, U. E., 33 vjeç dhe B. B., 37 vjeç.
Hetimet kishin nisur në muajin mars pas arrestimit të një shpërndarësi droge me 100 gramë kokainë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dhjetëra celularë e dy makina.

Artikulli paraprakAKU SEKUESTRON 22.3 KILOGRAMË MISH KECI,TË BRENDSHMET E KAFSHËVE NË LAVAMANËT E TUALETIT
Artikulli tjetërKPK E KONFIRMOI NË DETYRË, ONM: VENDIMI PËR BASHKIM DEDJAN TË APELOHET