KISHTE KULTIVUAR HASHASH, QËLLOI HELIKOPTERIN E POLICISË
Policia shperben “grupin e zjarrit” qe qelloi mbi helikopteret gjate dites se dyte te operacionit anticannabis ne Dukagjin.

Keshtu, mbas arrestimit ten je dite me pare te dy pjestareve te ketij grupi dhe kryeplakut te fshatit Plan, ne prangat e policise ka rene nje tjeter I kerkuar.Drejtoria e Pergjithshme e Policise njofton se me datën 26. Gusht 2014, u bë ndalimi i shtetasit Lekë Thani, 38 vjec nga Fshati Plan I komunes Pult te rrethit Shkodër, sepse ky shtetas ka qenë person i shpallur ne kërkim nga policia, për ngjarjen e datës 22 gusht 2014, ku nga një grup personash kanë qëlluar me armë zjarri dy Helikopterët eMinistrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme të cilët po transportonin forcat e policisë në kontrollin e territorit. Gjithashtu, policia thote se Leke Thani është identifikuar si kultivues i disa parcelave me lëndë narkotike në zonën e Komunës Pult. Nga ana tjeter, Policia njofton se ka filluar procedimin penal edhe per armet e sekuestruara nje dite me pare ne nje stan bagetish ne vendin e quajtur «Ashta e Likajve» te fshatit Bruçaj, Komuna Pult e rrethit Shkodër. Gjate kontrolleve të ushtruara ne kete vend, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri Automatik Model 56, një armë zjarri automatik 9 mm, 71 copë fishekë si dhe dy thasë me 5 kg lëndë narkotike Mariuhanë.Po punohet për identifikimin dhe kapjen personave të cilët kanë poseduar këto armë.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/g2iOp83yMRs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]