Një sasi e madhe droge, raportohet se është sekuestruar gjatë një aksioni të finalizuar paraditen e sotme (21 nëntor) pranë pikës kufitare të Qafë-Thanës.

Lënda narkotike raportphet se është sekuestruar në një furgon mallrash, ndërsa në pranga mësohet se janë vënë tre persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Në aksion mësohet se morën pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të mbështetur nga Forca të Policisë së Elbasanit.

Ato kishin një informacion të rezervuar nga Antidroga dhe bënë bllokimin e mjetit në ecje e sipër në rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë.

Furgoni bashkë me sasinë e lëndës narkotike ndërkohë është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan ku do të nënshtrohet ekspertizës, dhe pritet te kryhet edhe peshimi i lëndës narkotike brenda tij.

Në vijim pritet të ketë më shumë informacion edhe për personat e vënë në pranga gjatë aksionit.

Artikulli paraprakQEVERIA CAKTON DHE 30 NENTORIN DITE PUSHIMI, ADMINISTRATA JAVËN TJETËR 5 DITË PUSHIM
Artikulli tjetërTRAFIK ARMËSH ME POSTË, PROKURORIA KËRKON 12 VITE BURG PËR SAIMIR ÇULLHAJN