Një gomone me 500 kilogramë marijuanë është kapur të hënën nga autoritetet italiane.

 

Sipas “La Gazzetta del Mezzogiorno”, gjatë operacionit të Kuesturës së Leçes u arrestuan 4 persona, 3 prej të cilëve italianë dhe 1 shqiptar. Identiteti i shqiptarit nuk jepet, por raportohet se është 32-vjeç.

 

Vlera e drogës në treg besohet të jetë rreth 600 000 euro.

 

Sipas prokurorëve, 4 të arrestuarit kishin vendosur ta transportonin drogën ditën për diell duke përfituar nga numri i madh i turistëve në zonë. Sipas gaztës italiane, gomonia me drogë sapo kishte mbërritur në Itali nga Shqipëria.