Më 3 janar, një shqiptar 31 vjeç, u përpoq të vidhte një shtëpi në rrugën Sarripoli në periferi të Pistoia, Itali, por rastisi që ajo të ishte shtëpia e një polici, që arriti ta shihte banditin në tarracë.
Hajduti, në panik, kërceu në katin e parë dhe u përpoq t’ia mbathte, i ndjekur nga polici dhe nga një fqinj, që shumë shpejt e humbën nga sytë.
Megjithatë, një makinë policie arriti jo shumë larg vendit të tentativës së vjedhjes dhe falë përshkrimit të vjedhësit, bëri kontrollin e zonës. policët, bashkë me skuadrën e terrenit, kontrolluan makinën e shqiptarit, brenda së cilës gjetën mallra të vjedhura, bizhuteritë.
Në moment, shqiptari u arrestua për vjedhjen që sapo kishte guxuar të bënte dhe mallrat e vjedhura që dispononte. Pas një gjykimi shumë të drejtpërdrejtë, gjykatësi urdhëroi arrest shtëpie për të dhe vendosjen e një byzylyku elektronik.