KAPET HEROINË NË HANIN E HOTIT .Blute e Shkodres kane kryer arrestimin flagrancë i shtetasit Bashkim Vasili, vjeç 50, banues në Tiranë, sepse u kap ne flagrance nga efektivet e policise se kufirit ne vendin e quajtur ‘’ Siper ish Postes se Hotit’’, Malesi e Madhe, prane Kufirit te Gjelber, me Malin e Zi, rreth 800 metra larg vijes kufitare, tek transportonte drejt Malit te  Zi  986.4 gram lënde narkotiek në forme pluhuri të dyshuar si heroine, të cilën e kishte të paketuar në tre pjese të mbeshtjelle me celefon të verdhe, ku u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

 

DHUNOHET EFEKTIVI I POLICISË RRUGORE

Më datë 12.12.2014, u be arrestimi në flagrancë i shtetasit Sentilian Kraja, vjeç 26, banues në lagjen Shkoder, sepse në ora 07.50, ndërkohe që patrulla e policisë rrugore kryente sherbimin në aksin rrugor Shkoder – Lezhe, konkretisht në vendin e quajtur Mbikalimi Bahçallek, shtetasi Sentilian Kraja është afruar duke e shtyre, sharë, fyer dhe goditur me koke në pjesën e buzes, punonjesin e policisë N. P.,  vjeç 45, banues në  Puke.  Materialet ne Prokurori, neni 237  i K.Penal. 

PËRPLASEN FISET, NË GRINDJE EDHE GRATË

Më datë 12.12.2014, filloi proçedimi penal, sepse rreth orës 09.00, në fshatin Kamicë Malesi e Madhe, për motive pronesi toke ka patur një konflikt mes Fiseve Broja dhe Hasanaj, ku shtetasi Agim Hasanaj ka shkuar me zetorin e tij privat,  në vendin e quajtur ‘’Rranxa’’ fshati Kamicë, dhe ka filluar të punoje token, që ishte mbjelle me sherbele nga fisi Brojaj, e cila po korrej nga gratë e tyre, shtetaset Alma B., Arta B., Jetmira B., Sabahet B., Fatbardha B., dhe Drita B.,  kanë lajmeruar bashkeshortet e tyre dhe aty ka filluar konflikti me palen tjeter Hasanaj, duke goditur njeri tjetrin me mjete të forta,  për pasojë kanë marre demtime jashtë rrezikut për jeten e mjekuar pranë Spital Rajonal Shkoder shtetasit  Jonuz Hasanaj, vjeç 57, Agim Hasanaj, vjeç 60, Hasan Hasanaj, vjeç 71, Festim Broja, vjeç 43, Alma  B., vjeç 37,  banues në fshatin Kamice,  Malesi e Madhe. I përfshire në konflikt edhe shtetasi Agim Hasanaj, vjeç 60, banues në Kamicë, i cili ka paraqitur një vendim gjykate në lidhje me pronesine e tokes. Në vend ngjarje jane evidentuar të thyer xhamat e zetorit dhe bime sherbele të shkulura. Materialet ne Prokurori, neni 277, 90, 89 dhe 200 i K.Penal. 

GJENDET I VARUR 35 VJEÇARI

Me date 12. 12. 2014, ora 06.21, në lagje ‘’Manush Alimani’’  Shkoder, në hyrje të  pallatit me nr 1299, është gjetur i varur me litar në fyt një shtetas, seksi mashkull,  rreth 35 vjeç, i cili deri në keto momente nuk është identifikuar. Po Kryhen veprimet me grup hetimor, ne perfundim informacion i plote.