Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Në pranga ka rënë Kujtim Pajo, një emër i njohur për policinë shqiptare. 51-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata Italiane me 16 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë ku do të kryejë dënimin.

Po kush ishte Kujtim Pajo? 51-vjeçari nga Shijaku, është pjesë e grupit kriminal, pjesë e së cilit ishte dhe biznesmeni i ndërtimit, Plarent Cani i vrarë në një atentat mafioz në 2 shtator 2013.

Ai u dënua si pjesë e një grupi të madh trafikantësh të cilët kishin transportuar me anë të trajleve, më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike, të llojit heroine në vitin 2001.

Siç shkruajnë mediat italiane, ky grup kriminal drejtohet nga Artur Vaqo 32 vjeç, nga Vlora. Anëtarë të saj ishin Kujtim Pajo, Alfred Katro, Alfred Daja, Faizal Qehajaj, Rubin Mustafa, Ilir Braha dhe Plarent Cani i vrarë teksa pinte kafenë e mëngjesit më 2 shtator 2013.

Sipas prokurorit të çështjes, Dda Desirè Digeronimo Artur Vaqo së bashku me Alfred Dajës dhe Kujtim Pajon kanë organizuar dhe financuar grupin kriminal dhe kishin në dispozicion edhe armë zjarri. Faktet datojnë që nga viti 1998.

Artikulli paraprakKOKAINË MES PATATEVE TË NGRIRA ARRESTOHEN DY SHQIPTARË
Artikulli tjetërGATI PËR KONSUM, BLLOKOHEN NË KUFI 762 KG MAJONEZË, KETCHUP DHE XHEL KARAMELI