Një 45 vjeçar nga Kurbini përfundoi në prangat e policisë pas një operacioni të koduar “Daul”.

Aleksander Gurra përfundoi në pranga pasi është i dyshuar i kultivimit të 315 fidanëve dhe bimëve narkotike të dyshuara kanabis, në lagjen “Dual” në fshatin Selitë, në Kurbin, të cilat pas konstatimit u asgjësuan me djegie.

Gjithashtu, gjatë kontrollit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një peshore elektronike si dhe një armë zjarri pushkë me 25 fishekë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij , u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për dy vepra penale.