Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, 23-vjeçar, gjatë ditës së sotme pasi u kap me 32 kilogram marijuanë. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Gjatë kontrolleve, shqiptarit i janë gjetur edhe një sasi prej 3 mijë eurosh, të cilat mendohet se i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.