Policia ka ndaluar në Kakavijë në tentativë për tu larguar për në Greqi një nga personat që dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e mbrëmeshme (4 tetor) në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Burimet bëjnë të ditur se policia ka ndaluar shtetasin Gledo Hoti 37 vjeç. Ai është shoqëruar për në Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

Emri i të ndaluarit në Kakavijë është një emër i ri që del në këtë ngjarje, pas policia ka publikuar të tjera identitete për personat e shpallur në kërkim.

Në njoftimin e bërë publik mesditën e sotme, policia sqaroi se në pranga u vunë shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Artikulli paraprakZHDUKEN NJË GRUA DHE NJË BURRË, TE SEMURE MENDORE
Artikulli tjetërXHISIELA MALOKU PËRFUNDON NË SPITAL