Policia ka kryer një aksion të gjerë në Vlorë, ku ka kapur një gomone, drogë dhe disa bidonë me benzinë.

Mjeti lundrues 7 metra i gjatë është kapur në Gjirin e Petullës, në Vlorë. Report Tv mëson se gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe disa bidonë me benzinë e dy pako të mëdha të mbështjella me kanabis.

Uniformat blu kanë krehur menjëherë zonën, ku në Gjirin e Petullës kanë gjetur gomonen dhe një motor, që dyshohet se do përdoreshin për trafikun e drogës, si dhe drogën e bidonët me benzinë në Gjirin e Bri Stanit, pas Karaburunit.

Policia vijon kontrollet e shumta për të zbuluar sasinë e plotë të drogës, si dhe personat e përfshirë në trafik. Aksioni është kryer nga Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me delta Forcën në Karaburun