Një tjetër gomone me droge e nisur drejt Italisë është sekuestruar sot në ujrat e detit Adriatik.

352 kilogramë kanabis të ndarë në 222 pako u konfiskuan nga Guardia di Finanza, gjatë një shërbimi patrullues, raportojnë mediat italiane.

Sipas Financës Italiane droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro.

Në pranga është vënë skafisti, një 41-vjeçar italian banues në qytetin e Lecces.
Prej janarit të 2018 e deri më sot, në Adriatik, janë sekuestruar 17 mjete lundruese me drogë, 17 tonë marijuanë e janë vënë në pranga 40 skafistë.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me repartin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.