Arrestohet pas 10 vitesh në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, 42 vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë” ka çuar në pranga Ylli ( Fatmir ), Vangjelaj, 42 vjeç, banues në Vlorë.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë me shkresën Nr. 3077 të datës 24.04.09 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.45 të datës 25.03.09 të Gjykatës së Rrethit Vlorë e cila e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal” thotë policia.

Vrasja për të cilën është dënuar ky shtetas është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë.

Ky shtetas i fshihej drejtësisë që prej 10 vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– një automjet i markës “Wolksvagen Passat”.- një leje drejtimi e cila dyshohet e fallsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait të personit të kërkuar
– dy telefona celular

Ky shtetas ju dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për ekzekutimin e vendimit penal, pasi Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin penal të Gjykatës Italiane e cila e ka dënuar këtë shtetas me 23 vite burg.

Artikulli paraprakKANABIS NË KALABRI, SEKUESTROHEN 3130 RRËNJË ME VLERË MBI 10 MLN EURO
Artikulli tjetërVETËHELEMOHET ME FOSTOKSINË SHKODRANI, HUMBET JETËN NË SPITAL