Policia e Lushnjës ka arritur të arrestojë pas gati dy muash, një 37-vjeçar me iniciale B.L. që u trimërua në një lokal në lagjen Gafurr Muço dhe kërcënoi me pistoletë një klient, E.Xh, 38 vjeç.

B.L. iu gjet edhe në momentin e arrestimit, pistoleta TT me 7 fishekë.

Tani ai do të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” .