Një shqiptar, është arrestuar nga policia italiane pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një sasi kokainë si dhe 8 mijë euro cash.

Siç raportojnë mediat lokale, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, shiste kokainë me një makinë të tipit “Fiat” në rrugët e Stezzanos.

Ndalimi i shqiptarit u bë nga autoritetet në sajë të operacioneve të cilat kishin për qëllim goditjen e personave të rrezikshëm për sigurinë publike dhe trafikantëve të drogës.

Shqiptari 40-vjeçar në momentin e arrestimit kishte një sasi kokaine prej 40 gram, kjo e ndarë në 19 doza të vogla si dhe shumën e eurove.

Pas arrestimit të shqiptarit, autoritete e shtrin kontrollin edhe në banesën ku jetonte 40-vjeçari teksa gjetën edhe 150 gram të tjera kokainë , e cila ishte fshehur në një vazo qeramike në dhomën e ndenjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe disa pajisje, të cilat shqiptari i përdorte në për ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.