Prangoset një shqiptar në Itali pasi e kishte kthyer banesën e jë të njohuri të tij në një qendër të vërtetë të operacioneve të drogës.

Zbulimi u bë nga patrulla e policisë në Fermo, të cilët kanë konfiskuar më shumë se një gjysmë kile kokainë, duke çuar në pranga një shqiptar.

Ai u përpoq të zhdukte një dozë kokainë që kishte me vete kur kuptoi praninë e policisë. Përveç dozës, ai u përpoq të fshihte edhe çelësat e apartamentit, bazë e fshehtë operacionale.

Agjentët më pas, bastisën dhomat në banesë duke ushtruar kontrolle të imtësishme, ku u gjetën rreth 630 gram kokainë si dhe 3 doza të gatshme për trafikim. Gjithashtu, u gjetën pajisje për paketimin e drogës.

Sasia e drogës së kapur, do të ndahej në rreth dy mijë doza duke i sjellë atij një fitim prej 50 mijë eurosh.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE