Një i ri shqiptar është vënë në pranga pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave natën e të shtunës policia e Emilja Romgnas ka vënë në pranga emigrantin 26-vjeçar shqiptar.

Siç bëhet e ditur ndaj të riut ishte lëshuar një urdhër ndalimi pasi ishte dënuar me 6 vite burg nga drejtësia shqiptare, për dhunë seksuale.

Ngjarja për të cilën akuzohet i arrestuari ka ndodhur në Shqipëri.
26-vjeçari ka sulmuar dhe më pas përdhunuar një vajzë të re në shtëpinë e saj, kur ajo ishte vetëm.

I riu ishte zbuluar në një shtëpi ku qëndronte me një vajzë italiane.
Pas arrestimit ai është dërguar në paraburgim në pritje të ekstradimit.

Artikulli paraprak140 KG DROGË NË KAMION, KAPET SHQIPTARI
Artikulli tjetërAUTOBUSI PËRPLAS 11-VJEÇAREN