Policia e Sarandës ka arrestuar një mjeshtër të vjedhjeve në banesave në qytetin e Sarandës e më tej. Ai quhet Dhimitër Terolli, 24 vjeç, banor i lagjes nr.3.

Policia kreu operacion të posaçëm për kapjen e Terollit, të koduar si ”Speed” e si rrjedhim, e vunë në pranga në lagjen ”Nr.1”, ku kishte vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku kishte marrë disa sende të cilat janë sekuestruar si provë materiale.

Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :
Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D.

Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..
Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B.

Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V.

Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj.

Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.