QEVERIA MIRATON KRITERET E REJA PËR ZONAT E SHËRBIMIT .

Qeveria shqiptare ka vendosur dje kriteret e reja qe duhet te zbatojne pikat e karburanteve, perfshi largesine nga njeri-tjetri dhe parametrat teknike te sigurise dhe sherbimit.
Sipas vendimit te Keshillit te Minsitrave, te propozuar nga Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, pikat e karburanteve percaktohen si zona sherbimi, cka do te thote se aty duhet te ofrohen disa sherbime me standarde bashkekohore.
Largesia e pikave te karburantit nga njera-tjetra, ne zonat urbane shkon nga 250 deri ne 500 metra, ne rruget interurbane nga 6 deri ne 10 km, ndersa ne autostrada nga 15 deri ne 60 km.
Por pjesa me e rendesishme e vendimit ka te beje me pikat e karburantit qe ndodhen brenda zonave te banuara. Aty percaktohet se pompa e karburantit duhet te jete minimalisht 50 m nga zona e sherbimit dhe nga cdo godine tjeter publike. Ne vendimin e qeverise thuhet shprehimisht se “kjo distancë kuptohet si rreze e matur ndaj çdo drejtimi në rrafshin horizontal midis pompës së karburantit dhe çdo pike të perimetrit të godinave të sipërpërmendura.”
Sa I takon sherbimeve qe duhet te ofrojne, per autostradat theksohet astenca teknike per kontroll dhe riparim te sistemeve te drejtimit dhe frenimit, ndersa shërbime te tjera janë edhe ajri i kondicionuar, energjia eleketrike, ujë i pijshëm, bar-restoranti dhe hoteli.