NË RASTE AKSIDENTESH, QYTETARËT NUK DËMSHPËRBLEHEN.
Nje pjese e mire e pikave te karburantit ne Shkoder e shkelin ligjin, jo vetem per distancen nga qendrat e banuara, nga mungesa e elementeve te sigurise, por edhe per faktin se nuk jane te siguruara prane kompanive te sigurimit.

Filip Guraziu, perfeqesuesi I njeres prej kompanive te SIgurimit qe operojne ne Shkoder, thote se ky detyrim ligjor nuk respektohet nga tregtaret e karburanteve:
Ligji parashikon masa te rrepta ndeshkimore per bizneset qe nuk pajisen me policen e sigurimit, duke nisur me gjobat e deri te heqja e licenses, por duket se kjo nuk I shqeteson pronaret e ketyre bizneseve. Te vetmit qe shqetesohen jane qytetaret qe banojne apo punojne ne afersi te pikave te karburantit, te cilet, ne rastet kur ne keto pika karburantesh kane ndodhur aksidente me pasoja te renda, nuk I ka demshperblyer askush.
Rreth dy vjet me pare, Këshilli i Ministrave vendosi qe ne rregullat e sigurise se pikave te tregtimit te perfshihet edhe sigurimi i pergjegjesise ndaj te treteve.
Nderkaq, kohet e fundit, qeveria ndryshoi ligjin per karburantet, duke rregulluar distancat e popmave te karburantit nga pikat e sherbimit, kushtet teknike dhe sherbimet qe duhet te ofrojne vete pikat e karburantit, por edhe distancen e tyre nga njera tjetra ne zona urbane dhe interurbane.
Ne Shqiperi mendohet se ushtrojne aktivitet mbi 2 mije pika te tregtimit te hidrokarbureve.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/AZpLbIJfxtA?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]