Kjo është Shtëpia e Lutjes “Shën Jozefi” në Karmel të fshatit Nënshat të Shkodrës. Ndërsa këto janë 10 motrat karmelitane të cilat moren këtë emër nga mali Karmel ku ndodhet dhe kjo godinë. Prej shumë se 15 vitesh jetojnë këtu duke ia kushtuar jetën e tyre Jezu Krishtit dhe lutjeve për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Motrat jetojnë të mbyllura në këtë godinë të izoluara nga bota e jashtme por më të çliruar se askush nga bota e brendshme. Madje dhe biseda me motrat zhvillohet duke pasur në mes një ndarje sepse të tilla janë rregullat e Karmelit.

Kjo Motër Martina Gjoka është bërë pjesë e këtij Karmeli vetëm pak ditë më parë ku bëri betimet e përjetshme duke e kthyer jetën e sajë në lutje për të tjerët . Për tu bërë mysafir në këtë shtëpi lutjesh duhet të ndjekim dhe rregullat dhe motër Martinë mund ta intervistonim vetëm në këtë mënyrë. Duke folur për Star Plus motër Martina tregon se ishte e vështirë që ajo të gjente rrugën drejt besimit dhe se e përjetoi me shumë emocion ditën kur bëri bëtimet si murgeshë.

Lutjet e motrave karmeliane shkojnë për tëgjithë popullin shqiptar. Sipas motër Martinës, populli shqiptar po kalon ditë të vështira.

Misioni I motrave të cilat jetojnë në Karmel është tejet human tregon motër Martina.
Prej 10 vitesh, motër Martina Gjoka ka qenë pjesë e Karmelit por që akoma nuk kishte vendosur të bënte betimet e përjetshme. Në 1 tetor të këtij viti, në meshën e zhvilluar në

dioqëzen e Sapës ajo mori titullin Motër Martina e Jezusit të Mëshirshëm duke e vendosur përkushtimin ndaj fesë si prioritetin e jetës së saj. Lutja për shqiptarët I ndjek motrat karmeliane në çdo ditë të jetës së tyre duke I bërë të jenë pranë problemeve të popullit edhe pse jetojnë të shkëputura prej tij. Fshatin Nënshat nuk duhet kujtojmë thjesht si një pjesë tonën por dhe si një vend ku dikush dhe pa të njohur lutet për ty.