Per here te pare Bashkia Vau Dejes ne bashkepunim me shkollat e territorit te saj organizojne “Karanavalet 2019” . Femijet e veshur me kostumet dhe maskat e personazheve te tyre te dashur performuan per tre dite me radhe ne Njesite Bushat ,

Hajmel dhe Vau Dejes duke dhuruar keshtu nje shoë te vertete . Pjesa më interesante e festës ishte interpretimi i bejteve në rruget kryesore përmes të cilave oratorët përcollën mesazhe therëse ndaj së keqes

Keshtu për ora të tëra, qyteti është kthyer në një ambient festiv me pjesëmarrjen e të gjitha moshave.Nderkohe ne diten e fundit u shperndane dhe çmimet fituese nga ku me çmim te pare u vlersua shkolla Gjon Ndoci ne Bushat ,

me çmim te dyte shkolla e Mesme e Bashkuar Hajmel dhe shkolla e Mjedes , ndersa çmimin e trete e moren shkollat Dom Martin Trushi ne Stajke , Lazer Kabashi Pistull , dhe ajo e Imzot Luçjan Augustini ne Vau Dejes.

Në fund të kësaj feste është kryer dhe riti simbolik i djegies së dordolecit që simbolizon djegien e gjitha fenomeneve negative të shoqërisë.Karnavalet do te kthehen tashme ne nje feste tradicionale per Bashkine Vau Dejes duke ofruar gjallerine e munguar te kesaj zone.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR PLAN PËR NDOTJEN AKUSTIKE
Artikulli tjetërDHUNA, MJEKËT E LEZHËS PROTESTË PËR KOLEGUN E TYRE