Shoqata kulturore teatrore “Zef Jubani” po zhvillon provat e fundit për festën e përvitshme të karnavaleve, e cila do të mbahet duke filluar nga data 21 shkurt. “Kur të ngel dopio gjashta në dorë” është një titull I cili lidhet me aktualitetin tregon Gjon Stefa, kryetari I shoqatës kulturore “Zef Jubani” në Shkodër.

Përmbajtja e Karnavaleve 2020 do të jetë e ngjashme me vitet e tjera.
Ndërkohë, mungesa e një buxheti të mirëfilltë ka bërë që edhe këtë vit të mos organizohet karvani I karnavaleve në rrugët e qytetit.

Festa e karnavaleve prej pothuaj 159 vitesh festohet rregullisht në qytetin e Shkodrës duke bërë që qytetarët shkodranë ta duan dhe presin me padurim organizimin e saj vit pas viti.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGËT MBUSHEN ME UJË
Artikulli tjetërSHKODËR, “TURQISHTJA GJUHA E TOLERANCËS NË BALLKAN”