Shkollat e mesme kanë patur radhën të performojnë në kuadër të karnavaleve që po zhvillohen në qytetin e Shkodrës.

Gjimnazistët në sheshin përpara bashkisë kanë zhvilluar një koncert duke luajtur pjesë të ndryshme artistike. Djegia e dordolecit e parashikuar me datën 9 shkurt do të zhvendoset një ditë më përpara me 8 shkurt për shkak të kushteve atmosferike. Karnavalet janë një traditë që vazhdon të trashëgohet duke e veçuar edhe për këtë organizim qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakRENDI DHE SIGURIA , TAKIM NË BASHKINË VAU DEJËS
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA NË GJYSMËFINALE TË KUPËS