Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Ura Vajgurore në Berat, pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në autostradën Levan-Tepelenë ku humbën jetën 2 persona dhe 5 të tjerë u plagosën.

Policia njofton se një karrotrec ka përlasur një 45-vjecar që ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Dritan Mici 45 vjec, ndërsa drejtuesi i mjetit është Jetmir Caushi.

Njoftimi i plotë:
Informacion paraprak. Në datë 06.01.2019, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrethrotullimi i Çifliku’’, shtetasi J.C, banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar një mjeti karotrec ka aksidentuar shtetasin D.M, 45 vjeç, banues në Berat, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejëshme. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakSHQIPTARJA, BERBERJA E PREFERUAR E BURRAVE ZVICERANË
Artikulli tjetërARRESTOHET I RIU, QËLLOI ME KALLASH NATËN E NDËRRIMIT TË VITEVE