Një kaskë rozë me firmat e 12 kampionëve të motoçiklizmit është shitur në ankand për 225 000 euro duke u bërë kështu kaska më e shtrenjtë në botë.Të ardhurat nga shitja e saj do të shkojnë për luftën kundër kancerit dhe për këtë arsye kjo kaskë ka marrë emrin “STOP CANCER”.

Kaska rozë ka thyer rekordin e asaj të Ayrton Senna të shitur në vitin 2012 për 94 200 euro dhe atë të Sebastian Vettel, e shitur në vitin 2013 për 90 900 euro.Iniciativa për hapjen e këtij ankandi është e spanjollit Alberto Hernandez, një student i apasionuar pas motoçiklizmit