339 viktima, 350.000 mijë persona në nevojë, mijëra banesa të shkatërruara si dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Është kjo panorama e Haitit pasi vendi u godit nga stuhia “Matthew”, e cila ishte edhe më e forta e dekadës së fundit. Zyrtarët kanë raportuar se shumë qytetarë kanë nevojë për ndihmë dhe se rezervat ushqimore, uji dhe medikatmentet janë drejt fundit. Stuhia ka goditur së fundmi edhe brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara, ku efektet e para janë ndjerë në Florida. Zyrtarët kanë njoftuar se 2 milionë banorë janë evakuar. Ashtu sikurse edhe ishte parashikuar nga zyrtarët, bilanci i jetëve të humbura në Haiti pas stuhisë “Matthew” është rritur, teksa deri më tani shifra është ndalur të paktën 339 viktima. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet për mediat ndërkombëtare, por nuk përjashtohet mundësia që numri të jetë edhe më i lartë, pasi ende nuk ka përfunduar vlerësimi i dëmeve. Në bazë të një komunikatë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, afro 350.000 persona në të gjithë vendin janë në nevoja emergjente për ndihmë. Ndërkohë, drejtuesi i operacioneve të Kryqit të Kuq në Haiti thotë se qytetarëve duhet t’u vihet menjëherë në ndihma pasi rezervat ujore, ushqimore dhe medikamentet kanë shteruar. “Pasi vizitova strehat e ngritura, dallova se nuk kishte ujë. Nuk ka ujë dhe kjo është diçka e tmerrshme. Nuk mund t’i ndiohmojmë këta njerëz pasi nuk kemi as rezerva ushqimore. Shumë prej qytetarëve kanë gjithashtu probleme shëndetsore ndaj janë në nevoja emergjente për të marrë medikamentet e nevojshme” thotë kreu i Kryqit të Kuq për Haitin. Aktualisht, autoritetet kanë nisur punën për të rimëkëmbur vendin pas pasojave shkatërruese të stuhisë. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë strehuar në disa kampe të përkohshme qëndrimi pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme. Organizatat Ndërkombëtare kanë bërë thirrje për ndihmë. Nga ana tjetër, stuhia Matthew, ka goditur së fundmi edhe brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara. Fillimisht nga efektet është prekur Florida, ndërkohë që stuhia pritet të avancojë edhe në Georgia si dhe në Karolinën e Jugut. Këto shtete kanë shpallur edhe gjëndjen e jashtëzakonshme. Zyrtarët njoftojnë se 2 milionë persona janë evakuuar. Nga bilanci i deritanishëm në Florida nuk ka viktima, por raportohet për dëme të kosniderueshme në infrastrukturë si dhe për afro 250.000 mijë banesa që kanë mbetur pa energji elektrike

Artikulli paraprakRAMA: PA RICIKLIMIN E MBETJEVE, HUMBJE E MADHE NË DISA PLANE
Artikulli tjetërÇMIMI NOBEL I PAQES SHKON PËR JUAN MANUEL SANTOS