Ada dhe Vllaznia B kanë humbur ndeshjet e tyre në Kategorinë e Dytë. Vllaznia B u mund 0-2 nga Luzi 2008. Edhe pse luajtën brenda në shtëpi kuqeblutë nuk arritën që të fitojnë duke humbur përballë kavajasve të cilet duket se janë një nga ekipet pretendente për të dalë në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër edhe Ada humbi përballë Mirdditës në shifrat 1-2 në ndeshjen e luajtur në Velipojë.

Edhe pse Ada arriti të barazojë dhe pati disa mundësi të tjera nuk i shfrytëzoi siç duhet ndërsa Mirdita realizoi golin e fitores. Presidenti i Adës Alfred Pjetri thotë se pavarësisht nisjes jo të mirë të kampionatit në javët në vijim skuadra velipojakë mund të arrijë tek rezultatet pozitive.

Vllaznia B dhe Ada janë dy ekipet e Shkodrës që luajnë në Kategorinë e Dyrë këtë sezon ndersa pretendojnë që të dalin në të parën edhe pse duket e vështirë pasi në këto tre javë të para Luzi 2008, Sopoti dhe Mirdira janë shfaqur si ekipet pretendente.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA U-17 E NIS MBARË, FITORE BINDËSE NDAJ MALIT TË ZI
Artikulli tjetërISHTE DËBUAR MË PARË, SHQIPTARI KAPET NË ITALI ME PASAPORTË FALSE