KREPI: DUHET TË FITOJMË 6 PIKË NDAJ BURRELIT E MAMURRASIT. Kategoria e parë e futbollit ka hyrë në dy javët e saj të fundit ku do të përcaktojë ekipet të cilat do të bien por dhe ajo që do të kalojë në superiore. Veriu këtë vit synon që të përfaqësohet me Tërbunin në elitën e futbollit shqiptar, ndërkohë Ada e Velipojës, pas shumë problemeve kërkon mbijetesën.

Pikërisht për ndeshjen e radhës ndaj Burrelit, trajneri Kreshnik Krepi është i bindur se skuadra e tij do të arrijë një fitore. Përsa i përket mbijetesës, Krepi thekson se duhen dy fitore për të mos shpresuar tek gabimet e kundërshtarit që është Besa e Kavajës. Ada e velipojës do të luajë këtë javë ndaj Burrelit dhe në takimin e fundit ndaj Mamurrasit. Velipojakët do të jenë ndaj dy ekipeve që nuk kanë pretendime e duke shpresuar që Ada të arrijë fitore për të siguruar mbijetesën e për të shpresuar që sezonin tjetër të ketë investime më të mëdha.