Vllaznia arriti që të fitojë 2-0 në ndeshjen e luajtur me Burrelin në transfertë. Pas barazimit në takimin e Kupës, kuqeblutë morën një fitore të pastër në përballjen e javës së dytë të kampionatit.

Për Vllazninë ishte më e lehtë kur Zogaj shënoi që në minutën e tretë të lojës. Pjesa e mbyllet me epërsinë e kuqebluve. Në 45 minutat e dyta Burreli ka disa mundësi dhe godet shtyllën por pa shënuar ndërsa nuk shfrytëzon as rastet e tjera.

Në fund të lojës braziliani i Vllaznisë Zhunjior pas një topi të harkuar tregohet i saktë duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur fitoren në fund të ndeshjes.

Trajneri i kuqebluve Hasan Lika tha se ishte një fitore e merituar edhe pse e vuajtur.

Stavri Nica trajneri i Burrelit u shpreh se tek ekipi i tij ndikuan mungesat.

Vllaznia pas dy javëve të para kryeson me 6 pikë bashkë me Dinamon në Kategorinë e Parë. Kuqeblutë javën e ardhshme presin pikërisht Dinamon, një skuadër rivale direkte për daljen në Superligë.

Artikulli paraprakSHKOLLA E SAMRISHTIT DEBAT MES PD DHE DAR SHKODËR
Artikulli tjetërBE AKSION KUNDËR KRIMIT NGA BALLKANIN PERËNDIMOR, 500 MIJE KONTROLLE