LOJTARI I TËRBUNIT PËRFUNDOI PA NDJENJA, SHKAKU SE FITUAN .Në kategorinë e parë të futbollit është rikthyer dhuna. Këtë herë kanë qenë dy skuadra nga veriu të cilat janë bërë pjesë e dhunës, pikërisht në ndeshjen Mamurrasi Tërbunie, e vlefshme për javën e 8-të të kategorisë së parë, në grupin A.

Në këtë sfidë skuadra pukjane ka arritur një fitore të rëndësishme, dhe  në përfundim të ndeshjes, një prej lojtarëve të Mamurrasit, ka goditur me grusht lojtarn e Tërbunit, Senad Lekaj. Pikërisht për këtë situatë ka folur për Star Plus, vetë Lekaj. Më tej, Lekaj ka folur dhe për ekipin e Tërbunit ku sipas tij skuadra këtë sezon do të kërkojë kalimin  në superiore. Tërbuni i Pukës, pas fitores me Mamurrasin është në kuotën e 20 pikëve, 2 më pak se Besëlidhja që mban vendin e parë.