PUKJANËT FITOJNË NDAJ ILIRISË, SUPERIORIA OBJEKTIV KRYESORË.Skuadra e Tërbunit të Pukës që luan në kategorinë e parë të futbollit në grupin e veriut, ëe ka mbyll këtë vit si kampione  dimri, për herë të parë në historinë e këtij klubi.

Pukjanët të drejtuar nga Elvis Plori kanë zhvilluar takimin e fundit për këtë fazë në stadiumin “Ismail Xhemali” ku përballë kanë patur ekipin e Ilirisë duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Pavarësisht rezultatit kjo fitore ka patur rëndësinë e tri pikëve, duke bërë që Tërbuni të jenë në vendin e parë të klasifikimit me 32 pikë. Pas ndeshjes, trajneri Plori është shfaqur i kënaqur me ekipin, ndërsa shefi I klubit Bujar Mehaj, beson se ekipi ka forca për të kaluar në superiore. Tërbuni i Pukës, synimin kryesorë të tij ka kalimin në kategorinë superiore. Me mënyrën e lojës së treguar deri më tani dhe më një merkato të mirë në janar, skuadra do të ketë shanse të mëdha për të realizuar për hërë të parë në historinë e saj, kalimin në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar, atë superiore. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Pjq0GY39O7Y” frameborder=”0″ allowfullscreen ]