Konkurrim për vend pune, është çelur gara për një kryetar për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë.

Ky është konkursi, që Ministria e Kulturës ka hapur për këtë institucion, që prej muajit shkurt. Deri më tani në Ministrinë e Kulturës kanë dorëzuar platformën e tyre për drejtimin e Qendrës së Filmit, kineasti Ilir Butka (ish-drejtor i QKK-së), regjisor Eduard Makri, artistja Yllka Gjollesha dhe producentja Elkjana Gjipali.

Kryetari i filmit duhet që të ishte zgjedhur para një viti (kur përfundoi mandati i Ilir Butkës, në 8 prill 2018),por  konkursi është hapur vetëm në fund të muajit shkurt (19 shkurt 2019) dhe është mbyllur në datë 6 mars 2018. Ndërsa, pritet që në vazhdim të kemi edhe një fitues.

Një nga kriteret bazë të Ministrisë së Kulturës është që konkurrenti të ndërtojë një platformë nxitëse për nxitjen e ideve në kinematografi, mbështetja ekonomike, drejtimi dhe koordinimi i të gjithë veprimtarisë kinematografike.

Neni 7 i ligjit për Kinematografinë përcakton qartazi, se ministrja e Kulturës duhet t’i propozojë kryeministrit dy emra, mes të cilëve ai do të vendos vetëm për njërin prej tyre.